Edit Content

Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame

Themeluar me ….

U pranuan librat e Ruzhdi ef. Emërllahut

Drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, prof. Sabri ef. Bajgora, ka pranuar për bibliotekën e këtij instituti librat e efendiut Ruzhdi Emërllaut nga Rahovica.

Këto libra i solli djali i mulla Ruzhdiut, haxhi Qenani, i cili shoqërohej nga imami i Rahovicës, Leotrim ef. Asllani.

Këta u mirëpritën nga drejtori i këtij Instituti, prof. Sabri ef. Bajgora, i cili i falënderoi ata, duke thënë se iniciativat e tilla ndikojnë pozitivisht në pasurimin me libra të vjetër të bibliotekës së Institutit. Librat janë të fushave të ndryshme, si fikh, akaid, tefsir, hadith, filozofi etj.

Prof. Bajgora, gjithashtu vlerësoi lart kontributin e mulla Ruzhdiut dhe të gjithë ulemasë së Preshevës me rrethinë.

Ruzhdi Emërllahu shërbeu si imam, mualim dhe hatib në Xhaminë e Vjetër në Rahovicë për mbi 30 vjet.

Të fundit