Drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora, i shoqëruar nga anëtari i KD-së së IHSI-së, dr. Besir Neziri, po qëndrojnë këto ditë ne Stamboll, për një vizitë hulumtuese dhe studimore.
Ata kanë vizituar Arkivin e Meshihatit të Turqisë, ku kanë mbledhur materiale të bollshme rreth Deftereve të Medreseve-shkollave në Perandorinë Osmane, me theks të veçantë, medreseve në trojet shqiptare.
Drejtori Bajgora dhe dr. Besir Neziri, nesër do ta vizitojë edhe Arkivin Qendror të Perandorisë Osmane me seli në Stamboll, po ashtu me qëllim hulumtumi.
Të gjitha këto dokumente të digjitalizuara, do të klasifikohen dhe do të jenë pjesë e Arkivit të IHSI-së, dhe të Kryesisë së BIK-ut, në të cilin do të kenë mundësi qasjeje të gjithë studiuesit e interesuar nga trojet shqiptare.