Edit Content

Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame

Themeluar me ….

Këshilli Drejtues i IHSI mbajti mbledhje

Sot, Këshilli Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, me prezencën e anëtarëve të tij, mbajti mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi drejtori i këtij Instituti, prof. Sabri ef. Bajgora.

Drejtori Bajgora, fillimisht falënderoi anëtarët e Këshillit Drejtues për punën dhe angazhimin e tyre të dhënë në këtë Institut, e më pas kërkoi nga ta që edhe më tej të shtohet dhe të intensifikohet ky angazhim.

Këshilli në rend dite pati shqyrtimin e disa projekteve të reja të filluara nga ky Institut, me ç’rast, anëtarët u njohën më për së afërmi me to, si dhe u diskutua edhe për botimin e kumtesave nga Konferenca “Xhamia te shqiptarët – histori, mision, identitet”, e cila është mbajtur gjatë vitit të kaluar, më konkretisht, më 9 dhe 10 dhjetor 2023.