Këshilli Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame mbajti mbledhjen e rregullt, të cilën e kryesoi drejtori i këtij Instituti, prof. Sabri Bajgora.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Këshillit diskutuan për përgatitjet e fundit për mbajtjen e Konferencës Shkencore “Vakëfet te shqiptarët”. Anëtarët miratuan tezat përfundimtare të referuesve, si dhe caktuan referuesit në sesionet përkatëse.
Konferenca “Vakëfet te shqiptarët” do të mbahen më 8 dhe 9 dhjetor 2025.