Këshilli Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame mbajti mbledhjen e rregullt, të cilën e kryesoi drejtori i këtij Instituti, prof. Sabri Bajgora.
Gjatë kësaj mbledhje u diskutua për temat dhe refereuesit e paraqitur deri më tani për Konferencën Shkencore “Vakëfet te shqiptarët”, si dhe për miratimin përfundimtar të këtyre temave. Kjo Konferencë pritet që të mbahet gjatë këtij viti.