Edit Content

Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame

Themeluar me ….

Simpozium Ndërkombëtar

Sot, më 7 mars, në Edrene të Turqisë, u mbajt Simpoziumi Ndërkombëtar, i organizuar nga Universiteti i Thrakisë në Edrene, në bashkëpunim me Valiun e Edrenesë.

Simpoziumi zhvilloi punimet në tri seanca, seancën e hapjes zyrtare, në të cilën mori pjesë edhe ish-presidenti i Kosovës, prof. dr. Fatmir Sejdiu.

Me kumtesa u paraqitën gjithsej 45 referues nga të gjitha shtetet e Ballkanit, e në mesin e tyre edhe 9 referues nga Kosova.

Ne kete Simpozium, me kumtesat e tyre u paraqitën prof. Sabri Bajgora, drejtor i IHSI-së me temën: “Hafiz Islam Nekofci dhe Mevludi i Shamit” dhe dr. Besir Neziri, anëtar i Këshillit Drejtues të IHSI-së me temën: “Vepra e Hafiz Ali Ulqinakut e quajtur “Ulqini”.

Në seancën e paradites ishin gjithsej 23 referues, kurse në atë të pasdites 22 referues.

Në seancën e mbylljes, fjala për ta vlerësuar rrjedhën e Simpoziumit iu dha edhe drejtorit Bajgora, i cili çmoi lart kontributin e Turqise dhe institucioneve të saj në ngritjen e urave të bashkëpunimit me shtetet e Ballkanit, sidomos me Kosovën.

Në fund, rektori i Universitetit të Thrakisë, dr. Erhan Tabakogllu, theksoi se ky Simpozium tash e tutje do të jetë tradicional.