Edit Content

Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame

Themeluar me ….

Drejtori Bajgora priti një delegacion nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër

Drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, prof. Sabri ef. Bajgora, ka pritur sot në takim një delegacion nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, të kryesuar nga kryetari Mehas Alija.

Drejtori Bajgora i njohu mysafirët me punët dhe angazhimet e Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame përgjatë viteve.

Gjatë këtij takimi po ashtu u diskutua edhe për format dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet IHSI-së dhe KMShZ-së, në organizimin e tryezave dhe konferencave shkencore, për çka drejtori Bajgora shprehu gatishmërinë e tij dhe të stafit të tij që të ofrojnë përvojat e tyre përkitazi me këto organizime.

Nga ana e tij, kryetari Alija, falënderoi drejtorin Bajgora për pritjen dhe për gatishmërinë e tij dhe të Institutit që të jenë pranë organizimeve të Komunitetit.