Mbledhje e rregullt

Më 21 shtator 2026, Këshilli Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame (IHSI), i kryesuar nga drejtori i Institutit, prof. Sabri ef. Bajgora, mbajti mbledhjen e rregullt.

Gjatë mbledhjes u diskutua për përgatitjet përfundimtare për Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Medresetë te Shqiptarët – Histori, trashëgimi, kontribut”, e cila organizohet në bashkëpunim me Fakultetin e Studimeve Islame dhe Medresenë “Alauddin” në Prishtinë.

Në konferencë pritet të marrin pjesë studiues dhe profesorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, si dhe nga vende të tjera, duke i dhënë konferencës karakter ndërkombëtar.

Konferenca synon të trajtojë në mënyrë shkencore historinë, trashëgiminë dhe kontributin e medreseve te shqiptarët, përmes kumtesave dhe studimeve të studiuesve nga vendi, rajoni dhe më gjerë.