Edit Content

Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame

Themeluar me ….

Drejtori Bajgora priti në takim Dr. Ilir Rruga

Drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, prof. Sabri ef. Bajgora, i shoqëruar nga anëtari i Këshillit Drejtues të këtij Institutit, Besir ef. Neziri, pritën në takim profesorin e Fakultetit të Studimeve Islame pranë Universitetit “Trakia” në Edirne, dr. Ilir Rruga, i cili shoqërohej nga dr. Agron Islami dhe Fatmir Hadri.

Prof Bajgora fillimisht i uroi mirëseardhje dr. Ilirit, e më pas e njohu atë me punët dhe angazhimet e Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame. Ai shfrytëzoi rastin që të falënderojë dr. Rrugën për hapjen e rrugës për bashkëpunim ndërmjet Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame me institutet shkencore pranë Universitetit “Trakia”, siç është edhe Instituti për Hulumtime Ballkanike.

Të fundit