Edit Content

Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame

Themeluar me ….

Këshilli Drejtues mbajti mbledhjen e rregullt

Këshilli Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të tij, të cilën e kryesoi drejtori prof. Sabri ef. Bajgora.

Ai në fillim të mbledhjes falënderoi anëtarët e Këshillit për punën e tyre gjatë këtij viti që po lëmë pas, ndërsa më pas shpalosi edhe aktivitetet dhe projektet, të cilat janë realizuar përgjatë vitit 2024. Ai e cilësoi vitin 2024, si një vit të suksesshëm për sa u përket organizimeve dhe projekteve të Institutit, teksa më pas i informoi anëtarët e Këshillin edhe me projektet që planifikohen të realizohen në vitin 2025.

Mbledhja më pas vazhdoi me diskutimet e anëtarëve të Këshillit përkitazi me punët e kryera dhe me ato të planifikuara.