Edit Content

Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame

Themeluar me ….

Librat e myderrizit Feriz ef. Vishi

Sot, më 30 prill 2024, imami Adnan ef. Vishi nga Kaçaniku, imam aktual në xhaminë “Mirësia” në Kaçanik, i dhuroi bibliotekës së IHSI-së, librat e babait të tij, myderrizit të njohur, Feriz ef. Vishit, i cili gjatë jetës së tij, fillimisht shërbeu si imam në Xhaminë e Kaçanikut të Vjetër për 29 vjet, e më pas vazhdoi si imam në xhaminë “Koxha Sinan Pasha” në Kaçanik, për 24 vjet, deri në pensionimin e tij në vitin 1991.

Hoxha i nderuar kishte përfunduar Medresenë “Isa Beu” në Shkup dhe gjatë gjithë jetës së tij ishte në shërbim të popullit, si prijës, mualim e edukator i gjeneratave.

Librat e dhuruar, disa prej të cilave janë dorëshkrime të rralla, iu dhuruan IHSI-së në mënyrë që të vihen në dispozicion të studiuesve të rinj. Librat janë kryesisht të shkencave të fikhut, tefsirit, hadithit, akaidit e filozofisë.

Myderrizi Feriz ef. Vishi, ishte njohës i shkëlqyer i gjuhës arabe, turke dhe osmane. Ai ishte shumë i rregullt në Xhaminë e Kaçanikut dhe është përcjellë nga xhematë të shumtë, se si imam, për 24 vjet, vetëm katër namaze të sabahut nuk ka qenë i pranishëm në xhami për t’ju prirë atyre në namaz.