Edit Content

Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame

Themeluar me ….

Drejtori Bajgora priti studentët e Unionit Studentor të FSI

Drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, prof. Sabri ef. Bajgora, i shoqëruar nga anëtari i Këshillit Drejtues të IHSI-së, dr. Besir Neziri, ka pritur në takim studentët e Unionit Studentor të Fakultetit të Studimeve Islame, të kryesuar nga kryetari i këtij Unioni, Arlind Gajtani.

Drejtori Bajgora iu uroi mirëseardhje studentëve në selinë e Institutit, e më pas i njohu ata edhe me punët dhe angazhimet që ka ky Institut. Ai përgëzoi studentët për rolin e tyre dhe për angazhimin e tyre për dituri, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë edhe më tej kërkimin e diturisë, si një obligim nga i Madhi Zot. Drejtori Bajgora ofroi mbështetjen dhe përkrahjen e plotë të Institutit për të gjithë studentët për kërkimet e tyre shkencore. Ai tha se dera e Institutit do të jetë gjithnjë e hapur për të gjithë studentët, e posaçërisht për studentët e Fakultetit të Studimeve Islame, me të cilët u bisedua edhe për mundësinë e organizimit të Seminareve trajnuese në disa fusha studimore.

Kryetari i Unionit Studentor, Arlind Gajtani, në emër të studentëve, falënderoi drejtorin Bajgora për pritjen dhe për gatishmërinë e tij dhe të Institutit që të jenë në përkrahje të vazhdueshme për studentët.

Të fundit