Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame (IHSI), i cili vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sapo ka nxjerrë në qarkullim numrin e parë të revistës shkencore “Studime”.
Në pjesën tematike të revistës janë përfshirë aktet e Konferencës shkencore “Një shekull nga botimi i përkthimit të Kuranit nga Ilo Mitkë Qafëzezi”, e mbajtur në shtator të vitit të kaluar. Konferenca është organizua me rastin e 100-vjetorit të përkthimit të parë të Kuranit në gjuhën shqipe nga rilindësi ynë, I. M. Qafëzezi. Ky aktivitet shënon vlerësimin më meritor që i është bërë kësaj vepre.
Kurse në pjesën e dytë janë përfshirë aktet dhe vendimet e themelimit dhe hapjes së IHSI-së, si dhe aktivitet shkencore të IHSI-së të dëshmuara edhe përmes dëshmive dhe fotografive dokumentare.
Në këtë numër gjeni të lexoni:
Editorial: NJË FILLIM I MBARË
I – AKTET E KONFERENCËS SHKENCORE “Një shekull nga botimi i përkthimit të Kuranit nga Ilo Mitkë Qafëzezi”
Sabri Bajgora
– POPUJT E QYTETËRUAR KANË ECUR PËRPARA NË SAJE TË VËMENDJES QË KANË TREGUAR PËR TË KALUARËN E TYRE
Myftiu Naim ef. Tërnava
– PËRKTHIMI I KURANIT NË SHQIP – AKT ME RËNDËSI TË VEÇANTËPËR FENË DHE KULTURËN TONË
Bujar ef. Spahiu
– LIDHJA E BESIMTARIT ME KURANIN ËSHTË NJË LIDHJE BESNIKËRIE
Hfz. Shaqir ef. Fetahu
– KURANI – BURIMI KRYESOR PËR TË KUPTUAR FENË ISLAME
Ramadan SHKODRA
– PËRKTHIMI I KURANIT PREJ QAFËZEZIT AKT I RËNDËSISHËM PËR LITERATURËN SHQIPE
Dr. Sadik MEHMETI
– ILO MITKË QAFËZEZI – PËRKTHYES YNI (Histori e identitet)
Zeqirija IBRAHIMI
– PËRKTHIMI I KURANIT TË ILO MITKË QAFËZEZIT – NGJARJE E RËNDËSISHME E KULTURËS DHE E FILOLOGJISË SHQIPTARE
Prof. Dr. Selim SYLEJMANI
– ILO M. QAFËZEZI – PËRKTHYESI I PARË I KURANIT NË SHQIP
Doc. Dr. Ziber LATA
– VONIMI I PËRKTHIMIT TË KURANIT NË GJUHËN SHQIPE
Dr. Azmir JUSUFI
– PËRKTHIMI I PARË I KURANIT NË GJUHËN SHQIPE DHE NË GJUHËT SLLAVE
Prof. Dr. Muhamed MUSTAFI
– PËRKTHIMI I PËRKTHIMIT
Sabri BAJGORA
– LEKSIKU ISLAM NË PËRKTHIMIN E KURANIT PREJ ILO MITKË QAFËZEZIT
Prof. Dr. Qazim QAZIMI
– GJUHA E PËRKTHIMIT TË KURANIT TEK ILO MITKË QAFËZEZI
Prof. Ass. Dr. Abdurrahim MAXHUNI
– PASURIA LEKSIKORE E FJALËFORMUESE NË PËRKTHIMIN E KURANIT PREJ I.M. QAFËZEZIT
Prof. Dr. Rahim OMBASHI
– SPROVA SHEKULLORE NGA I. M. QAFËZEZI SI QASJE KULTURORE NË NGJIZJEN E NDËRGJEGJES KOMBËTARE
Prof. Asoc. Dr. Isa MEMISHI
– “GEORGE SALE DHE ILO MITKË QAFËZEZI: PËRKTHIMI I KURANIT NË KONTEKSTIN HISTORIK”
Elez OSMANI
– NDIKIMI I PËRKTHIMIT TË GEORGE SALES-IT NË PËRKTHIMIN E ILO MITKË QAFËZEZIT
Akademik Feti MEHDIU
– KURANI (KËNDIMI) I ILO MITKË QAFËZEZIT NË BURIME TË SHKRUARA – prej Xhevat Korçës deri te Ramadan Shkodra –
Prof. Dr. Hysen MATOSHI
– ILO MITKË QAFËZEZI – RILINDËS
Dr. Islam HASANI
– AJETET QË TRAJTOJNË ÇËSHTJE EKONOMIKE NË PËRKTHIMIN E QAFËZEZIT
Prof. Dr. Fahrush REXHEPI
– VEPRIMTARIA KRIJUESE DHE BOTUESE E ILO MITKË QAFËZEZIT (1889-1964)
Besnik JAHA (PhD c)
– DISKURSI RETORIK DHE LETRAR NË PËRKTHIMIN E KURANIT TË ILO MITKË QAFËZEZIT
Bashkim MEHANI
– ASPEKTE TEKNIKE DHE ESTETIKE NË BOTIMIN E PËRKTHIMIN TË KURANIT PREJ I. M. QAFËZEZIT
– FJALA PËRMBYLLËSE
– FOTO NGA PUNIMET E KONFERENCËS
II – AKTET E THEMEMELIMIT TË INSTITUTIT PËR HULUMTIME DHE STUDIME ISLAME NË PRISHTINË
– THEMELIMI I INSTITUTIT PËR HULUMTIME DHE STUDIME ISLAME
III – KRONIKA SHKENCORE E IHSI-së
– PËRURIMI I INSTITUTIT PËR HULUMTIME DHE STUDIME ISLAME
– THEMELIMI I INSTITUTIT – NEVOJË E KAHERSHME
– INSTITUTI DO TË NDIKOJNË NË KRIJIMIN E MENDIMIT DHE INTERPRETIMIT AUTOKTON ISLAM
– INSTITUTI DO TË JETË KRAH I FUQISHËM SHKENCËS FESË E KULTURËS SONË
– BOTA JONË SHKENCORE PO PASUROHET ME NJË INSTITUT TË RËNDËSISHËM
– HAPJA E INSTITUTIT PËR HULUMTIME DHE STUDIME ISLAME – REZULTAT I NJË PËRPJEKJEJE TË GJATË
– KONFERENCA SHKENCORE NJË SHEKULL NGA BOTIMI I PËRKTHIMIT TË KURANIT NGA ILO MITKË QAFËZEZI”
Revistën mund ta siguroni në Librarinë “Dituria Islame”, Prishtinë.