Edit Content

Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame

Themeluar me ….

Islam ef. Hasani dhuroi libra për IHSI

Në vazhdën e aktiviteteve të dhurimit të librave të vjetër për Bashkësinë Islame të Kosovës, gjegjësisht për bibliotekën e Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, sot imami i Xhamisë së Llapit, Islam ef. Hasani, dhuroi për këtë bibliotekë disa mus’hafë të vjetër dhe libra të vjetër të fushave të ndryshme.

Drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, prof. Sabri ef. Bajgora, falënderoi imamin Hasani për këto libra, si dhe edhe njëherësh apeloi te të gjithë ata që kanë libra apo edhe dorëshkrime të tilla të vjetra që mos të hezitojnë, por t’ia dorëzojnë bibliotekës së IHSI-së, me qëllim të pasurimit të saj me veprat dhe dorëshkrimet e dijetarëve dhe hoxhallarëve tanë të vjetër, në mënyrë që të ndriçohet sadopak një pjesë e jetës dhe e veprimtarisë së tyre.

Islam Hasani
Të fundit