Edit Content

Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame

Themeluar me ….

Vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame të Obiliqit

Drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, prof. Sabri ef. Bajgora, i shoqëruar nga anëtari i Këshillit Drejtues të këtij Instituti, sot vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Obiliqit, në të cilin u mirëpritën nga kryetari i këtij Këshilli, Rexhep ef. Qerkezi me bashkëpunëtorë.

Drejtori Bajgora falënderoi kryetarin Qerkezi dhe nëpërmes tij të gjithë imamët e Këshillit për gatishmërinë e tyre që të dorëzojnë librat dhe dorëshkrimet e vjetra tek Instituti, si dhe porositi ata që një gjë të tillë ta vazhdojnë ta bëjnë edhe në të ardhmen, gjithnjë për ta ruajtur dhe për t’ia dhënë vlerën dhe rëndësinë e duhur trashëgimisë sonë fetare.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe mbajtja e një tryeze shkencore kushtuar myderrizit të njohur, Haxhi Ilaz ef. Hashanit (Glloboderi), që vjen pikërisht nga kjo komunë, i cili ka qenë mësimdhënës dhe drejtor i Medresesë së Pirinazit në Prishtinë.

Po ashtu, drejtori Bajgora, paraqiti një projekt propozim, që në kuadër të çdo Këshilli të fillojë tubimi i të dhënave për një Monografi të përgjithshme të imamëve, e cila do të realizohej në bashkëpunim me IHSI-në.

Të fundit