Edit Content

Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame

Themeluar me ….

Këshilli Drejtues i IHSI mbajti mbledhje

Këshilli Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e kryesoi drejtori i Institutit, prof. Sabri ef. Bajgora.

Në këtë mbledhje, Këshilli analizoi dhe vlerësoi organizimin e Konferencës Shkencore “Xhamia te shqiptarët – histori, mision, identitet”.

Konferenca Shkencore “Xhamia te shqiptarët – histori, mision, identitet”, u mbajt më 9 dhe 10 dhjetor 2023, ku rreth vetes mblodhi mbi 70 studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Jordania dhe Egjipti, të cilët, me kumtesat e tyre vunë në pah të rëndësinë, historinë dhe misionin që ka pasur xhamia si institucion te populli ynë.

Të fundit