Edit Content

Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame

Themeluar me ….

Trashëgimia kulturore dhe fetare në Ballkan

Doli nga shtypi libri i veçantë i kumtesave të paraqitura në simpoziumin ndërkombëtar “Trashëgimia kulturore dhe fetare në Ballkan përgjatë historisë”, organizuar nga Universiteti Kirklareli – Fakulteti i Studimeve Islame-Ilahijat, në qytetin Kirklareli të Turqisë, i mbajtur më 14 maj të këtij viti. Në këtë simpozium morën pjesë mbi 70 studiues, akademikë, hulumtues, profesorë etj., nga Turqia, Ballkani perëndimor dhe nga shtete të ndryshme të botës.

Në këtë simpozium me kumtesa nga BIK-u u paraqitën prof. Sabri ef Bajgora, drejtor i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, i cili paraqiti temën “Roli i Medresesë “Pirinaz” në formimin e elitës intelektuale islame te shqiptarët”, e prezantuar në gjuhën arabe; prof. ass. dr. Rexhep Suma, ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame, paraqiti në gjuhën arabe kumtesën “Medreseja “Alauddin”, kala e pamposhtur në mbrojtje të identitetit islam në Ballkan”; PHD(c) Besir Neziri, asistent në kabinetin e Myftiut Tërnava lexoi në gjuhën turke kumtesën “Medreseja Islame e planifikuar të hapej në Prishtinë (në vitin 1911)”; ndërsa PHD(c) Besnik Jaha, profesor në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, ekspozoi në gjuhën angleze kumtesën “Studiuesit shqiptarë në Perandorisë Osmane dhe pas vitit 1912 në Ballkan”.

Me këtë rast, drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame (IHSI), prof. Sabri Bajgora, ka falënderuar drejtuesit e Universitetit Kırklareli Üniversitesi İlahiyat Fakültesi për mikpritjen dhe botimin e kumtesave, duke shpresuar se bashkëpunimi do të thellohet dhe më shumë në ta ardhmen në të mirë së dijes dhe shkencës në përgjithësi.

Të fundit