Në vazhdën e aktiviteteve të dhurimit të librave të vjetër për Bashkësinë Islame të Kosovës, gjegjësisht për bibliotekën e Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, sot, Granit Hyseni, dhuroi për herë të dytë për këtë bibliotekë disa libra të vjetër të fushave të ndryshme.
Drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, prof. Sabri Bajgora vlerësoi këtë hap të qëlluar të z. Granit Hysenit, të cilin e falënderoi dhe po ashtu apeloi tek të gjithë ata që kanë dorëshkrime të tilla mos të hezitojnë por t’ia dorëzojnë Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame.