Edit Content

Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame

Themeluar me ….

Drejtori Bajgora -ligjratë për studentët e FSI-së

Në ambientet e Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, studentët e Fakultetit të Studimeve Islame, të udhëhequr nga profesoresha e Tefsirit, dr. Valmire Batatina – Krasniqi, patën mundësi që të dëgjojnë një ligjëratë nga ish-profesori shumëvjeçar i Tefsirit në FSI, tashmë drejtor i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, prof. Sabri ef. Bajgora.

Ai para studentëve shpalosi sfidat dhe peripecitë me të cilat ishin ballafaquar gjatë kohës së themelimit të FSI-së, dhe përpilimin e planprogrameve adekuate për lëndët fetare në Fakultetin e Studimeve Islame.

Drejtori Bajgora më pas foli edhe për tefsirologët shqiptarë dhe kontributin që ata kanë dhënë për këtë shkencë, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë me hulumtimet e tyre për këta tefsirologë, marrë parasysh se sot gjenden pjesë të shumta të sureve kuranore, që janë shkruar e komentuar nga autorët shqiptarë me alfabet arab dhe osman, në mungesë të alfabetit shqip në kohën kur ata kanë jetuar e vepruar.

Më pas drejtori Bajgora i njohu studentët me tubimin e dorëshkrimeve nga ana e Institutit, në të cilat po ashtu hasim komentime te ajeteve nga dijetarët tanë të mëhershëm. Në fund u bisedua edhe për mundësinë që një grup studentësh të jeni pjesë e këtij projekti madhor, për ruajtjen dhe konservimin e trashëgimisë sonë të shkruar.

Të fundit