Sot, me 14 qershor, drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, prof. Sabri Bajgora, i shoqëruar nga dr. Besir Neziri, anëtar i KD të IHSI-së, u pritën në një takim pune nga drejtori i Departamentit për ruajtjen e dokumentave osmane pranë Arkivit Shtetëror të Turqisë për periudhën osmane, z. Mehmet Tashtan.
Në këtë takim u bisedua pët mundësinë e bashkëpunimit në mes dy institucioneve në sferën e publikimit të dokumenteve të rëndësisë së veçantë që ndërlidhen me Kosovën dhe institucionet fetare, siç janë xhamitë, medresetë etj.
Drejtori i IHSI-së, Sabri Bajgora, e falënderoi nikoqirin për mikëpritjen dhe gatishmerinë për bashkëpunim të ndërsjellë